Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Shtërpcë, Deçan dhe Malishevë.

Në Prishtinë, raportohet se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një femre. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 17.01.2023 – 14:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë ku ka mbetur i arrestuar një person pasi dyshohet se përmes telefonit e kishte kanosur një grua. I njëjti është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 17.01.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se përmes telefonit e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Shtërpcë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtërpcë 17.01.2023 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në anën tjetër, edhe në Deçan, është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje. Si pasojë e kësaj, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë e më pas në mbajtje.

Deçan 17.01.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas ekzaminimit në repartin e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, specifikon raporti.

Në Malishevë raportohet se një grua nga Shqipëria është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I njëjti është dërguar në mbajtje.

Malishevë 17.01.2023 – 11:50. Viktima femër shqiptare shtetase e shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhët e ditur në raport.

Lajme të ngjashme