Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.
Një rast ka ndodhur në Graqanicë, një në Istog, dy në Gjakovë e një në Shterpcë.
Katër gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortet e tyre dhe një burrë ka raportuar për kanosje dhe dhunë në familje dhëndërinë e tij.
Raporti i policisë:
Graqanicë / 28.08.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE /KANOSJE
Shtërpcë / 28.08.2024 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se më datë 20.08.2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndëri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Istog / 26.08.2024 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 28.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka refuzuar strehimin dhe ka shkuar te familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 27.08.2024 – 01:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor me dëshirën e saj është strehuar te familja e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.