Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë, arrestohen pesë burra - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë, arrestohen pesë burra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, një në Gjilan, një Malishevë dhe një në Istog.

Për katër nga këto raste viktima të dhunës kanë qenë gratë, ndërkohë policia ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesë burra.

Raportet e plota për të gjitha rastet:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 16.07.2023 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Të dyshuarit për shkak të gjendjes së tij i është ofruar tretman mjekësor në QKUK. Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 16.07.2023 – 16:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 15.07.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE & MOS PËRFILLJE E URDHËRIT TË GJYKATËS

Istog 16.07.2023 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ushtruar dhunë fizike viktimës mashkull kosovar. I dyshuari nuk e kishte përfillur urdhërin mbrojtës të gjykatës, andaj me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 16.07.2023 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme