Përveç Kurtit e Berishajt, Krasniqi i "mëshon" edhe sponsorizimit në Facebook
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dje lëshoi një video në publik, e ku fliste për aferën e Martin Berishajt, ambasadorin të Kosovës në Kroaci, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Z. Krasniqi theksonte se kryeministrit Albin Kuti po hesht për këtë aferë, duke shtuar se shefi i ekzekutivit po e mbron atë.
“Kryeministri Albin Kurti po hesht për aferën e Ambasadorit Martin Berishaj dhe po e mbron atë. Ndërsa, qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë lidhur me këtë aferë.” – thuhej në mbishkrimin që shënoi z. Krasniqi në video.
Duket se z. Krasniqit i ka pëlqyer videoja që ka postuar, aq sa ka zgjedhor të sponsorizojë atë. Siç shihet në “screenshotin” e Nacionales, tashmë videoja e z. Krasniqit është e sponsorizuar.
Kujtojmë që në një hulumtim të Nacionales, z. Krasniqi ka dalë kampion në sponsorizimet në Facebook nga të gjithë politikanët e tjerë.
