Përsëri turpëron Tomë Gashi: Kërcënon serbët 'me Ollujë', ata u bëjnë jehonë fjalëve tmerruese
Vazhdimisht e vazhdimisht, polikanët serbë përmendin “Ollujën” kur duan të godasin në mënyrë të ulët Kosovën. Po përgatitet një 'Ollujë', s'do të lejojmë një "Ollujë' pa i kërcënuar askush me një gjë të tillë. Por tash, Tomë Gashi – avokati që disa ditë më herët përhapi “fake news” (lajm të rremë) edhe për ambasadorin amerikan Hovenier – u ka dhënë pakëz ‘material’.
Me anë të një statusi të turpshëm në Facebook, ai ka përmendur pikërisht Ollujën (Operacioni Stuhia) duke nxitur urrejtje.
“Sh**** (serbët) dhe Vuçiq krimineli e kanë harru Ollujën. Duhet me jau përkujtu se mundet fare lehtë me u përsëritë në versionin shqiptar.” – ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Menjëherë kjo është marrë nga mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, që e ka titulluar artikullin “Gashi: Olluja mund të përsëritet lehtësisht në versionin shqip”.

Këto deklarata mund të rrisin edhe më shumë frikën te banorët serbë të Kosovës, dhe në anën tjetër edhe më shumë sulmet e bandave kriminale në veri.
Gashi është njeri i afërt me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, duhet kujtuar se Operacioni Olluja ishte një betejë e madhe në luftën e Kroacisë për Pavarësi që la të vdekur shumë serbë por edhe kroatë.
Tribunali ndërkombëtar i Hagës bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 827 kishte ngritur aktakuzë për krime lufte, specifikisht për rolet e tyre në Operacionin Olluja (Stuhia) ndaj gjeneralëve Gotovina, Çermak dhe Markaq për krime lufte.
Statusi i plotë:

