Përplasen doktorët: Gani Bajraktari e godet psikiatrin që e këshillon Kurtin, Jusuf Ulajn - NACIONALE

Përplasen doktorët: Gani Bajraktari e godet psikiatrin që e këshillon Kurtin, Jusuf Ulajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Neuropsikiatri dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për shëndetësi, Jusuf Ulaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar rreth problemit në fushën e shëndetësisë dhe mjekëve të cilët punojnë në sektorin publik dhe privat.

Ulaj bënë fajtor edhe disa nga kolegët e tij për të cilët thotë se e kanë penguar përmisimin e gjendjes në shëndetësinë publike, teksa “u lutet” të përcaktohen se ku duan të kontribuojnë, në sektorin publik apo privat.

“Kur flitet apo përmendet ndarja e shërbimit publik nga ai privat, çarten disa koleg për të cilët normal që nuk kam fare respekt. Janë pikërisht ata që me vite kanë penguar çdo ndryshim që do të përmirësonte gjendjen në shëndetësinë publike. Disa nga ata, të zëshëm, kanë nga 2-3 ose më shumë vende pune; udhëheqës, shefa reparti, profesor, spitale apo klinika private e çka tjetër. Krejt çka bëjnë është angazhimi maksimal që të mos u prishet rehatia dhe përfitimet personale e familjare. Bëhuni të sinqertë dhe përcaktohuni, publik ose privat - këtë ua lejon ligji dhe zgjedhni! Mos shitni moral e etikë kur nuk i keni! Nëse mendoni se i duheni institucionit publik dhe PA JU nuk bën, e keni gabim - sepse jeni shndërruar në pengesë dhe infektoni rininë e paprishur duke dhënë modelin e keq - abuzimin!”, kishte shkruar Ulaj.

Ndaj këtij qëndrimi të Ulaj ka reaguar kardiologu Gani Bajraktari, i cili e ka këshilluar Kurtin që t’i ndërroj këshilltarët, sepse, sipas tij “e morën në qafë”.

Bajraktari thotë se këshilltarët e Kurtit e duan shëndetësinë publike “llugë”.

Kryeministër, këshilltarët tuaj e dojnë shëndetësinë publike “llugë”, për të mos pushuar vargu i hallexhinjëve në “klinikat” e tyre private, të cilat i bënë ata Milionera! Ata duan akoma më shumë “llugë”! Duan të blejnë akoma më shumë shtëpi Gjysëm-milionëshe në Lagjet e reja që po ndërtohen, nuk ngopen më një e dy! Prandaj, ata shesin moral Kryeministër. Këshilltarët tu, jo që nuk punojnë në Spitalet Publike, por ata as nuk kalojnë andej pari me dekada, sepse ata i takojnë kastës tjetër: kastës borgjeze, që asnjëherë nuk takohen me klasën punëtore (përveq kur ua marrin lekun, se atë ë duan shumë, edhe kur ipet nga duart e rjepura të klasës punëtore)!”, ka shkruar Bajraktari si kundër replikë ndaj psikiatrit Ulaj.

Ai mendon se Kurti është mashtruar dhe këshilltarët e tij para se të shkojnë të Kurti, kanë qenë pjesë e partive tjera ,

Kryeminister, këshilltaret tu kane “kullotur” livadhet e krejt partive në të kaluaren: livadhi yt eshte i fundit: andaj dijnë të shesin kaq mirë “dushk për gogla”! Jane të rryer ata me petk partie! Këshilltarët tuaj të kanë vënë në lajthitje Kryeministër, fillimisht me propozimin për të ndaluar mjekët e sektorit publik për të punuar privat (duke e ditur se këtë nuk e lejon Kushtetuta) e tash duke të vënë në lajthitje për të stimular ata që “punojnë vetëm në publik”! Ata këtë duan, Kryeministër: dobësim të publikut, që të lulëzojnë “klinikat” e tyre private! Ata duan në shumë shtëpi Gjysëm-milionëshe!”, ka shkruar kardiologu, i cili insiston se kryeministri duhet t’i ndërroj këshilltarët.

Bajraktari poashtu ka qenë edhe kundër propozimit të kryeministrit Kurti i cili ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë në sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagesës.

Bajtraktari mendon se kjo është gabim, sespe sipas tij, mjekët duhet të paguhen në bazë të performancës.

Kjo do të çoj në dembelizëm profesional, demotivim për punë, seleksionim negativ të personelit, dhe për rrjedhojë shëndetësi të dobët në sektorin publik! Ai kirurgu që ka kryer 30 operacione duhet të marr pagë shumë më të madhe nga shteti se ky që ka kryer 3, pavarësisht se çfarë bëjnë këta pasdite!”, kishte shkruar Bajraktari.

Kujtojmë që ndër kritikat më të mëdha për këto muaj qeverisje të Albin Kurtit, kritikat më të theksuara kanë qenë pikërisht në sektorin e shëndetësisë.

Kjo ka quar në dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi i cili këtë javë i ka ofruar dorëheqje Kurtit.

Latifi ka qenë i etiketuar vazhdimisht nga opinioni publik si ministri “më dembel” i kritikuar për udhëtimet e shumta nëpër shtete të ndryshme.

Duhet të theksuar se në fushatën zgjedhore, Kurti kishte thënë se për ta rragulluar problemin në shëndetësi i mjafton një mandat qeverisës, megjithatë, ende nuk janë dhënë sinjalet për një gjë të tillë ende nuk janë dhënë edhe pas 18 muajve qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme