Përpjekja për të siguruar votat për Haxhiun, Abrashi i VV-së: Sot kam folur me dy-tre deputetë të PDK-së - NACIONALE

Përpjekja për të siguruar votat për Haxhiun, Abrashi i VV-së: Sot kam folur me dy-tre deputetë të PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Arban Abrashi, ka bërë me dije se edhe ai është duke u angazhuar për sigurimin e votave për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka thënë se për këtë qëllim sot ka folur me disa deputetët të PDK-së.

Abrashi ka vlerësuar se kjo gjë nuk po bëhet në mënyrë të fshehtë.

Patjetër që po, sot më herët unë personalisht kam folur me dy a tre. Kjo punë nuk po bëhet msheft, kjo po bëhet edhe publikisht”, ka thënë ai, duke kërkuar nga PDK-ja që ta zbus qëndrimin e saj.

“Edhe PDK e di që krejt kjo është e kot, por unë uroj që ta zbut atë shtrëngim që aktualisht është duke e aplikuar”, ka thënë ai.

Ai ka mohuar se VV-ja ia ka ofruar favore deputeteve të LDK-së në këmbin të votës për Albulena Haxhiun.

Kjo nuk është gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka qenë asnjëherë dhe natyrisht se nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme