Përparojnë shqiptarët: Policia e Maqedonisë me uniforma e shenja në gjuhën shqipe - NACIONALE

Përparojnë shqiptarët: Policia e Maqedonisë me uniforma e shenja në gjuhën shqipe

1 vit më parë

nga Rea Sefa

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Nazim Bushi, ka njoftuar se policia e këtij vendi nga tani ka filluar ta zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, edhe në uniformat dhe shenjat e policisë.

Ai thotë se ky është një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit, që tani po vihet në zbatim.

‘’Pas hyrjes në fuqi të Dekretit për uniformat dhe shenjat në uniformat e POLICISË në bazë të Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe, sot bashkë me kolegun Oliver Spasovski po nisim të zbatojmë të njëjtin dhe në praktikë.
Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të janë edhe në SHQIP’’
shprehet Bushi në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ai gjithashtu thotë se ky është një hap drejtë rritjes së mirëbesimit mes policisë dhe qytetarit, i cili do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura e më demokratike.

’Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike’’- njofton Bushi tutje.

Lajme të ngjashme