Përleshjet me grushta në Kuvendin e Kosovës: Si erdhi situata deri te eskalimi? - NACIONALE

Përleshjet me grushta në Kuvendin e Kosovës: Si erdhi situata deri te eskalimi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tensione të shumta në Kuvendin e Kosovës, situata madje ka eskaluar edhe në përleshje mes deputetëve të opozitës dhe disa ministrave të Qeverisë Kurti.

Derisa kryeministri Kurti po mbante fjalim, fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quantë “rrenc”.

Më pas, njëra prej deputeteve vendosi një fotografi në foltoren e Kuvendit, ku shihej kryeministri me “hund të zgjatur”, që simbolizon gënjështrën.

Pas disa sekondave, letra u largua dhe u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kjo e acaroi deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja eskaloi ku ministrat e Qeverisë sulmuan deputetin Lushtaku dhe të tjerët që dolën aty.

Në pamjet direkte, shihet se deputetët janë përleshur me grushta, derisa ka ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Kurti.

Për më shumë, ndiqni pamjet më poshtë:

Lajme të ngjashme