Përleshje fizike në mes të disa personave në një lokal në Nabërgjan të Pejës, tre të lënduar - NACIONALE

Përleshje fizike në mes të disa personave në një lokal në Nabërgjan të Pejës, tre të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në një lokal në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se nga kjo përleshje të lënduar kanë mbetur tre persona.

Gashi ka njoftuar se të lënduarit janë trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe tre persona të tjerë janë intervistuar në stacionin policor.

Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabërgjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme