Përgjimi i Mimozës, Salihu: Pse prokuroria po hesht? Kusari ka kontakte me një kryekriminel - NACIONALE

Përgjimi i Mimozës, Salihu: Pse prokuroria po hesht? Kusari ka kontakte me një kryekriminel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitim Salihu, analist, ka komentuar skandalin e përgjimit të Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e cila bisedon me Slavko Simiqin, ish-deputet i VV-së.

Në një shkrim të tij, Salihu ka bërë disa pyetje, përfshirë se pse po e mbron VV-ja Kusari-Lilën për bisedën me Milan Radojiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

“Pse ndodhi zbythja e qeverisë nga veriu në Bratisllavë sapo dolën incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes duke u koordinuar me kryekriminelin Radojçiq?

Pse Simiqi paralajmëron se ka incizime që "do t'ia thyenin kokën kryeministrit Kurti" dhe shefja e GP të VV-së nuk e mohon atë gjatë bisedës së incizuar?” – pyeti ai.

Tutje, ai ka pyetur se pse po hesht prokuroria për këtë ngjarje.

"Pse Prokuroria hesht kur një zyrtare e lartë e pushtetit ka kontakte me një person në kërkim nga Policia e Kosovës dhe që është në listën e zezë të ShBA-së?" - shkroi ai.

Lajme të ngjashme