Përgjimi i Mimozës me Slavkon ‘dridh’ Kosovën: Reagimet më epike - NACIONALE

Përgjimi i Mimozës me Slavkon ‘dridh’ Kosovën: Reagimet më epike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot gazeta Nacionale ka botuar pjesën e parë të përgjimeve, ku përfshihet Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e cila gjatë një bisede me Slavko Simiqin, deputet i Listës Serbe, e pranon se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i penalizuar si “non-grata” nga ana e ShBA-së.

Reagimet që ndoqën publikimin e këtyre përgjimeve ishin masive dhe ashpërsuan kritikat ndaj pushtetit aktual. Politikanë, analistë, gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile shprehën shqetësimet e tyre.

Në anën tjetër, partia në pushtet ka mbetur e heshtur, me përjashtim të Mimoza Kusari-Lilës, personazhit kryesor në këtë histori, e cila ka dhënë dy deklarata të ndryshme.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

Lajme të ngjashme