Përgjegjësia te prindërit: Si do t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, 10 ditë para nisjes së mësimit? - NACIONALE

Përgjegjësia te prindërit: Si do t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, 10 ditë para nisjes së mësimit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit e ka kaluar përgjegjësinë për blerjen e librave te prindërit.

Kjo duke ua transferuar paratë prindërve nëpër xhirollogari nëpërmjet platformës E Kosova.

Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se këtë e kanë bërë në pamundësi që të arrijnë marrëveshje me shtëpitë botuese.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në E Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi parapraë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, ka deklaruar ministrja e Arsimit në konferencë për media.

Nagavi ka thënë se pret që mësimi të fillojë më 1 shtator.

Lajme të ngjashme