Përfundon takimi i liderëve të Ballkanit Përendimor në Tiranë - NACIONALE

Përfundon takimi i liderëve të Ballkanit Përendimor në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi informal i Edi Ramës me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit. Rama është kapur nga kamerat duke përcjellë zyrtarët e lartë. Në këtë mbledhje nuk kishte asnjë përfaqësi nga Kosova. Kurti nuk shkoi, e për Bislimin u raportua që s’u lejua, megjithëse këshilltari i Bislimit e mohoi një gjë të tillë.

Pjesë e takimit informal ishte edhe komisioneri i BE-së për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Rama në Facebook shkroi se aty u bë Plani i Ri i mbështetjes financiare dhe Ekonomike për Ballkanin Përendimor.

Postimi i Ramës:

Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić

Lajme të ngjashme