Përfundon takimi i Kurtit me presidentin Begaj, fillon takimi me Lindita Nikollën
Ka mbaruar takimi mes presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Pas takimit me Begajn, Kurti ka nisur takimin me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.
Në vijim, kryeministri i Kosovës do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.
Kjo vizitë e kryeministrit të Kosovës vjen disa ditë pas marrëveshjes arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /rtsh.al/