Përfundon takimi: Hovenier largohet nga zyra e BE-së dhe shkon në Presidencë - NACIONALE

Përfundon takimi: Hovenier largohet nga zyra e BE-së dhe shkon në Presidencë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe dy kryetarëve të komunave në veri.

Hovenier është parë teksa ka shkuar në Presidencë, raporton Nacionale.

Në takim kanë marrë pjesë vetëm kryetarët që vijnë nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci.

Duket se takimin e kanë bojkotuar dy kryetarët e VV-së, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi.

Dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, deri më tash nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erdem Atiq, nuk kanë hyrë ende në takim, raporton Nacionale.

Nacionale ka tentuar të kontaktojë me të dy kryetarët nga VV-ja, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Kurse dy kryetarët nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri (Zubin Potok) e Ilir Peci (Zveçan), para orës 09:00 kanë hyrë në takim.

Nuk dihet nëse ata kanë marrë ndonjë urdhër nga partia që të mos jenë pjesë e takimit, megjithatë kjo pritet të sqarohet.

Takimi i ftuar nga ambasadori amerikan vjen pas tensioneve të fundit në veri.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me kreun e Zveçanit, Ilir Peci për të marrë më shumë detaje rreth takimit.

I pyetur nëse do të jap dorëheqje, nëse ShBA-ja ia kërkon, Peci ka deklaruar se “varet nga takimi”.

“Për besë nuk mundem me të thanë diçka të tillë. Nuk e di të shohim, krejt varet nga takimi.” – ka thënë ai për Nacionale.

Peci të premten u fut për herë të parë në ndërtesën komunale në Zveçan, ku edhe e nisi punën e tij si kryetar i kësaj komune.

Lajme të ngjashme