Përfshihet nga zjarri një apartament në Bogë të Rugovës
Një apartament është përfshirë nga zjarri në Bogë të Rugovës.
Lajmin për Gaztën Nacionale ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Është djegur një apartament ngjitur me një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona te lënduar, zjarrfikësit janë duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin”, ka thënë ai.
Mediumi Teve1 ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
