Përditësimet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja me konferencë në ora 16:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot nga ora 16:00 do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e KQZ-së është thënë se konferenca ka të bëj me përditësimet e fundit për procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, ora 16:00) në Qendrën Komunale të Numërimit "1 Tetori" në Prishtinë, do të mbaj konferencë për media lidhur me përditësimet e fundit për procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.