“Për një video të Radojçiqit më tha që s'jam patriot”: Musliu zbardh edhe më tej prapaskena të presionit nga Rilind Gërvalla
Kërkoi përgjigje në pyetje bazë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me përbërësit thelbësor të gazetarisë, por redaktorit të lajmeve Jeton Musliu, i kanë ardhë edhe akuza e vlerësime nga drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, edhe për “jo patriot”.
“Lajmi për videon e Radoiciqit ku shihet duke i dhënë një shuplakë një personi, e ku s’ka as përgjigjet në pyetjet bazë, për të cilin jam cilësuar nga z. Gërvalla si jo patriot”, tregoi Musliu në një postim të gjatë në Facebook.