Për motive xhelozie, një grua e sulmon një tjetër në Prizren - NACIONALE

Për motive xhelozie, një grua e sulmon një tjetër në Prizren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të shtunën në Prizren.

Sipas policisë, e dyshuara për motive xhelozie kishte sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese një grua tjetër.

Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “sulm”.

Raporti i plotë i PK-së:

SULM

Prizren, 04.02.2023-21:09. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për motive xhelozie, ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme