Për herë të tretë brenda pak ditësh: Kurti në Davos flet për më shumë trupa të KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Për herë të tretë brenda pak ditësh: Kurti në Davos flet për më shumë trupa të KFOR-it në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, atje edhe ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë ditës së sotme, shefi i Qeverisë duket se ka pasur një takim të rëndësishëm. A i kërkoi ai Finlandës rritjen e trupave finlandeze në KFOR?

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kurti sot ka takuar kryeministren finlandeze, Sanna Marin.

A u kërkua rritja e trupave të KFOR-it?

Nuk dihet nëse e ka kërkuar Kurti një gjë të tillë, por në komunikatë përmendet se është bisedar edhe kjo.

“U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).” – thuhet në njoftim.

Mes tjerash, bëhet e ditur se Finlanda ka shprehur mbrështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në fund, zyra e Kurtit thotë se: “Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.”

Kërkesa e vazhdueshme e Kurtit

Mediumi gjerman “Welt” me një janar të vitit 2023 do të publikonte një deklaratë të Kurtit, ku ky kërkonte shtim të këtyre trupave.

Kjo kërkesë erdhi pak ditë pas heqjes së barrikadave që qëndruan të vendosura në disa lokacione në veri për rreth 20 ditë.

“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe mjeteve ushtarake të NATO-s… do të rrisë sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – kishte thënë kryeministri i vendit.

Çka tha më 11 janar?

Në një intervistë për “Der Standard”, e cila është publikuar të mërkurën e kaluar, Kurtit i është përmendur edhe presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa.

Në vazhdim, iu shtrua pyetja: “Çfarë bashkëpunimi dëshironi të keni me fuqitë perëndimore?”

Përgjigja e kryeministrit, do të kalonte nga bashkëpunimi me partnerët, te ambasadori rus në Beograd, dhe në fund, te ripërsëritja e kërkesës.

“Unë bashkëpunoj shumë ngushtë me ShBA-të, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Kemi më shumë bashkëpunim me administratën amerikane aktuale, se sa me të kaluarën. Por që nga fundi i shtatorit 2021, MiG-29 (avionë luftarakë) zbritën në kufirin tonë dhe trupat serbe iu afruan kufirit, situate ka ndryshuar. Unë mund të debatoj me Serbinë, por kur ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Bocan-Kharchenko vjen me avionë luftarakë, atëherë është diçka tjetër. Për këtë arsye, do të doja të shihja më shumë ushtarë të NATO-s këtu në Kosovë. – ka thënë shefi i Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme