Pëfundon mandati i Hovenier, Abdixhku e pret në zyrë dhe ia dhuron 7 fanella të Kosovës për mbesat dhe nipin
Kryetari i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin edhe përkushtimin e tij.
Më tej, ai ia ka dhuruar shtatë fanella të Kosovës për mbesat dhe nipat e tij.
Shkrimi i plotë:
Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey Hovenier, e prita në takim lamtumirës në Selinë Qendrore të LDK-së.
E falenderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve!
Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtarës së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është - Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia - me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.
LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse lidhja jonë është ideologjike, është insitucionale, është afatgjate - tash e 35 vjet!