Pedofili i Prizrenit që s’po arrin ta kapë policia
Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta arrestojë 76-vjeçarin nga Prizreni, Fazli Kikajn, i cili para pak ditësh u zu në flagrancë nga ana e drejtësisë, teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.
Të gjeturat skandaloze të hulumtimt u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.
Për gjithë këtë skandal, hetime ka nisur edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka shkuar mëngjesin e së mërkurës në shtëpi për intervistim, por i njëjti nuk është gjetur aty.
Por policia po dështon që ta arrestojë 76-vjeçarin nga Prizreni, ani se i njëjti lehtësisht po komunikon me përdoruesit në rrjetin social Faccebook.
E lajmin se Fazliu s’është arrestuar, e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia po punon për këtë rast. I njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit”, ka deklaruar Gashi.

E Kikaj, tashmë i njohur për policinë, ka të kryera edhe tri vepra penale, si kanosje, dhunë në familje, prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Si nisi e gjithë kjo ngjarje?
Pedofilia, ky fenomen kaq i tmerrshëm që ndodhet edhe brenda shoqërisë shqiptare, ishte një tjetër temë që u publikua në emisionin “Piranja” në Abc News.
Skuadra e “Piranjave” ra në gjurmë të një pedofili 70 vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues.
Për ta futur në grackë ‘Agjentja‘ e Piranjave, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.
Kaq ka mjaftuar që profesor Fazliu, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as video apo foto të organeve të tij gjenitale.
Por skuadra e “Piranjave” e ka të qartë misionin e saj, dhe për ta demaskuar profesorin pedofil, organizon një “ekskursion” i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e “klasës” në Prizren.
Sapo mbërrin në Prizren, agjentja e “Piranjave” prezantohet për herë të parë përballë Fazliut, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.
Por rrugës nuk do të mungojnë surprizat, pasi agjentja kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, e ndërsa Fazliu qëndronte jashtë, nga lokali del gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, e cila këtë herë i prezantohet zyrtarisht si gazetarja e emisionit investigativ.
Përderisa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, u vardisej vajzave adoleshente, profesor Fazliu ka ikur si “lepur”, duke kërkuar të fikeshin kamerat.
Skuadra e “Piranjave” fton të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, të demaskojnë këtë fenomen, që pedofilët të mos rrinë jashtë por pas hekurave.