Peci vazhdon të thotë se motra e Sveçlës s`është punësuar në ministrinë e tij, Nacionale para një viti e kishte demantuar me dokument - NACIONALE

Peci vazhdon të thotë se motra e Sveçlës s`është punësuar në ministrinë e tij, Nacionale para një viti e kishte demantuar me dokument

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, po vazhdon të mos e thotë të vërteten rreth punësimit Magbule Hyseni, motrës së Ministrit Xhelal Sveçla, në ministrin e tij.

Ndonëse gazeta Nacionale, para një viti, e kishte publikuar dokumentin që tregon se motra e ministrit Sveçla është punësuar si staf civil në ministrinë e Bujqësisë, Pecit vazhdon të mohon një gjë të tillë.

Edhe mbrëmë ai ka thënë se Magbule Hyseni është angazhuar në një projekt, i cili implementimet nga Ministria e Bujqësisë, dhe financohet nga Banka Botërore.

Por, akt-emërimi i publikuar nga gazeta Nacionale e ka demantuar keq ministrin Faton Peci.

Dokumenti e vërteton se Magbule Hyseni është bërë pjesë e shërbimit civile të kësaj ministrie.

Sipas dokumentit, ajo është emëruar në pozitën “zyrtar i lartë i pagesave direkte” në Drejtorin e Pagesave Direkte të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, agjenci kjo që vepron në kundër të ministrisë së Bujqësisë.

Në bazë të akt emërimit, marrëdhënia e punës për Hysenin ka filluar më 1 shkurt 2022.

Ndërsa, pika 3 e akt-emërimit tregon se ajo tashmë është staf i përhershme i ministrisë.

Pavarësisht publikimit të këtij dokumenti, Peci vazhdon të shpërndan të pavërteta për këtë rast.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe mbrëmë në emisionin “Politico” në Kanal.

Kur gazetari Naim Sadiku e ka pyetur se a është punësuar motra e ministrit Xhelal Svecla në ministrinë e Bujqësisë, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Pa u skuqur fare ai pretendon se Magbule Hyseni, motra e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është staf civil i ministrisë së Bujqësisë.

Kjo nuk është hera e parë që ministri Peci gënjen për këtë rast.

Të njëjtën gjë ai e ka përsëritur edhe para një viti në emisionin “Context” në ATV.

Kur është pyetur specifikisht për këtë temë, ai ka thënë se znj. Hyseni nuk është staf i ministrisë.

“Kur jam interesuar dhe kam thanë, se a ka motër Xhelal Sveçla në ministri të Bujqësisë, me kanë thënë po. Kjo zonja punon në arkiv prej vitit 2005. Ndërkohë, ka dalë që edhe një motër tjetër po pnojka në një projekt të Baknës Botërore që ka diçka në kuadër të objektiva dhe angazhimeve në bujqësi, por nuk është staf i ministrisë e as nuk e kemi rekrutuar ne. Mu me vije keq se prapë rikthehet ky debat në vazhdimësi”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme