Peci për vendimin ndaj Dejan Pantiq: "Ndash në zjermë, ndash ku të dush se s’ka marrëveshje" - NACIONALE

Peci për vendimin ndaj Dejan Pantiq: "Ndash në zjermë, ndash ku të dush se s’ka marrëveshje"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ai ka thënë se “nuk ka pas marrëveshje”.

Bile ai ka thënë se është i gatshëm të grantojë në çdo mënyrë se nuk ka pasur marrëveshje.

Ndash në zjermë, ndash ku të dush se s’ka marrëveshje”, ka thënë Peci.

Ndërsa, sipas tij, barrikadat u larguan nga presioni ndërkombëtar dhe negocimi.

Barrikadat u larguan nga negocimi dhe presioni ndërkombëtar…”, ka thënë ai.

Ndryshe ish-polici serb Dejan Pantiq u liruar nga masa e paraburgimit dhe u dërgua në arrest shtëpiak.

Mënjëherë pas lirimit të tij nga paraburgimi, serbët në veri largun barrikadat që qëndruan gati një muaj në rrugë.

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ishte shpreh i habitur për lirimin e tij teksa kishte sulmuar prokurorin dhe gjyqytarin që morën vendim.

"Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak, e unë jam kurreshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës i procedurës paraprak që e kanë marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga kryeministrit Albin Kurti që të tregojë nëse ka pasur një marrëveshje sekrete për lirimin e Pantiqit dhe largimin e barrikadave.

Ujdi e fshehtë për largimin e barrikadave”, thanë nga opozita të cilët kërkuan sqarime nga kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme