Peci për rastin e Klan Kosovës: Si sot me kujtohet rrethimi i Radio Prishtinës nga forcat serbe - NACIONALE

Peci për rastin e Klan Kosovës: Si sot me kujtohet rrethimi i Radio Prishtinës nga forcat serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, pezullimin e licensës së Klan Kosovës e ka krahasuar me rrethimin e Radio Prishtinës në vitin 1990.

Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka sjellur disa detaje nga mbyllja e Radio Prishtiës nga regjimi pushtues i Sllobodan Milosheviqit.

Si sot me kujtohet pasditja e vonshme e 5 korrikut i vitit 1990. Isha afer Radio Prishtines me nje mik timin, Nexhin, kur tanime trupat speciale te policise se Serbise e kishin rrethuar ate dhe kishin hyre Brenda”, ka shkruar ai.

Pak hapa para nesh ishte Dr. Zekiria Cana, i cili ju drejtua policise “une jam Sekretari i Keshillit per te Drejtat e Njeriut, keni pese minuta qe ta zhvendosni kete makineri nga ketu, se nuk mund te mbyllni Radio Prishtinen”. Policia serbe e prangosi menjehere, dhe ai kryelarte hyri ne autoblinde. E kam adhuruar shume Dr. Canen per kete akt trimerie.

Ndersa, une me Nexhin, pas pak minutave e lajmeruam Zerin e Amerikes per ate se cfare ndodhi, dhe lajmi u transmetua ne po ate mbremje”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme