Peci: Nëse Asociacioni nuk dërgohet në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet - NACIONALE

Peci: Nëse Asociacioni nuk dërgohet në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet

1 javë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, beson anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës mund të shtyhet, nëse Kosova nuk reflekton në raport me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dje se nëse draft-statuti i Asociacionin nuk dërgohet nga Qeveria për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, pritet të shtyhet votimi në Komitetin e Ministrave të KiE-së, i cili është paraparë të mbahet në muajin maj.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetëdijshëm për këtë.

“Na nuk mundemi me e shfajësu vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet me u ballafaqu me realitetet politike, vendet e QUINT-it ia kanë kumtu këtë kryeministrit… kryeministri e di. Po e përsëris nëse tash nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese me aq sa kam informacion votimi shtyhet për një vit”, ka thënë Peci në emisionin Click në rtv21.

Lajme të ngjashme