Peci me sjellje fëmijërore: Iu flet opozitës derisa po votonin raportin për verifikimin e mandateve
Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për kalimin e raportit për verifikimin e mandateve, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje u pa duke bërë sjellje fëmijërore.
Raportin e votuan edhe deputetët e opozitës, pasi u morën vesh në një takim konsultativ.
Gjatë asaj kohe, Peci u pa në këmbë duke iu drejtuar partive opozitare.
Theksojmë se para pak minutash, janë betimin e kanë bërë 120 deputetë.
Krejt kjo erdhi pasi seanca u pezullua për dy herë, pasi opozita fillimisht nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Pasi në raport u theksua se ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje, opozita u pajtua ta votojë raportin.