Peci fshihet pas çadrës, Prokuroria tregon se ai u intervistua si i pandehur - NACIONALE

Peci fshihet pas çadrës, Prokuroria tregon se ai u intervistua si i pandehur

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciales e Kosovës.

Ai për disa orë është intervistuar në cilësinë e të pandehurit.

Lajmin e për gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Nora Luta.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Kurse, Faton Peci, tani kryetar i Mitrovicës, nuk e ka thënë asnjë fjalë para mediave pas intervistimit.

Duke dal nga prokuroria, ai e ka përdorur çadrën e tij për të mos folur për gazetarin e Dukagjinit, i cili i shtronte pyetje.

As avokati i tij Taulant Hodaj nuk ka treguar se në çfarë cilësia është intervistuar Peci.

Qytetar, qytetar”, janë fjalët që i ka thënë Hoda, derisa Peci largohej.

Lajme të ngjashme