Peci e ‘kopjon’ stilin e Vjosa Osmanit: Njofton nga vetura se ka nisur fushata e korrje-shirjeve
Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duket se i kanë pëlqyer video-selfiet nga presidentja Osmani gjatë vizitave nëpër komuna.
Një stil të ngjashëm të videove, ai e ka publikuar sot në rrjete sociale ku ka njoftuar se ka nisur fushata e korrje-shirjeve.
“Të dhënat nga terreni tregojnë se për herë të parë që nga paslufta sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit”, tha ai.
Peci tutje tha se ky është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që nuk arrihet.
“Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, tha ai.