“PDK s’garon me LDK-në, po ta heqi menjëherë”: Krasniqi shtjellon pse “Hamza e jo Kurti” është zgjidhja për vendin - NACIONALE

“PDK s’garon me LDK-në, po ta heqi menjëherë”: Krasniqi shtjellon pse “Hamza e jo Kurti” është zgjidhja për vendin

4 javë më parë

nga NACIONALE

Tashmë me Bedri Hamzën si prijës (para)zgjedhor që synon të parin e vendit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dha edhe sugjerim kohor të mbajtjes së tyre në përgjigje ndaj ofertës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhje të hershme në nivel vendi. Krasniqi e dha 9 qershorin si datë të përshatshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi kërkoi pajtim të përgjitshëm ndër-parlamentar – pozitë e opozitë – “që të merremi vesh ta shpërbëjmë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët” për çka u shpreh i gatshëm në emër të PDK-së ta mbështesë. Madje, për ta bërë më të arsyeshme, Krasniqi tha se me atë udhë të votoheshin marrëveshjet e mbetura ndërkombëtare në prag të shpërbërjes së përbashkët të Kuvendit.

Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor. Do të ishte datë e përshtatshme. Besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurd. Momenti kur shpërndahet Kuvendi duhet 45 ditë. Sot jemi në fund të marsit. Po merremi vesh t’i votojmë krejt marrëveshjet e mbetura ndërkombëtare para se me shpërbë Kuvendin”, tha Krasniqi në Pressing të T7.

Në dritë të kësaj, tha Krasniqi, edhe “e shohim edhe a e ka përnjëmend kryeministri. Ne, PDK-ja, e kemi përnjëmend”.

Më e drejta, sipas Krasniqit, do të ishte dorëheqja vullnetare e Kurtit.

Zgjedhjet e parakohshme kanë kuptim në qershor, nuk ka zgjedhje të parakohshme në tetor”, shtoi ai.

Bedri Hamza, si prijës i listës së PDK-së

Gazetari Leonard Kerquki e pyeti Krasniqin se mos vendosja e Hamzës në ballë të garës së partisë ka për synim jo mposhtjen e Kurtit por të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhikut.

Por, tha ai, “menjëherë po ta heqi këtë”.

“Ne jemi në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, me Albin Kurtin, jo me partitë tjera. Gara dihet. Ose PDK ose LVV do të marrin numrin më të madh të votave. Andaj dëshiroj që menjëherë ta heq këtë. Unë besoj që fushëbeteja politike e zgjedhjeve të ardhshme duhet me qenë ekonomia e mirëqenia. Dhe nuk ka njeri më të dëshmuar politikisht e profesionalisht se sa Bedri Hamza”, tha ai.

Pse Hamza tash?

“Njeriu më i duhur në kontekstin dhe kohën e sotme”, tha Krasniqi duke folur për Hamzën si prijës i listës zgjedhore, dhe atë duke numëruar, sipas tij, se pse është kështu.

Jam i bindur që Bedriu është i duhuri dhe më i përgatitur për sfidat që përballemi. Kur mbledhemi me familjen tona, jam i bindur që asnjë familje në Kosovë nuk flet as për draft-Statutin, as për frankogjhermanet, neni 6-7, as për largimin e kryetarëve në veri apo jo”, tha ai.

Kjo është e vërteta. Flasin për largimin e familjarëve nga vendil. Për faturat e çmendurave të energjisë. Flasin se si e kanë të vështirë për lidhjen e muajit me muaj. Flasin se si kur t’ju smuhet dikush duhet me marrë para borxh për barna që ato nuk ekzistojnë në shërbimin publik”.

Këto janë sfida që kërkojnë zgjidhje. E këto i zgjidh dikush që ka përvojën dhe është i dëshmuar dhe që e ka dhënë provën se në situata të tilla me këtë ekonomi, ka arritur sukseset më të madha ndonjëherë”, shtoi mes tjerash Memli Krasniqi.

Lajme të ngjashme