PDK: Rritet tatimi, pasurohet Martini - NACIONALE

PDK: Rritet tatimi, pasurohet Martini

1 javë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me fushatën kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në faqen e kësaj partie në “Facebook”, është publikuar foto e një aktivisti të PDK-së duke e mbajtur një parullë, e cila e ndërlidhin me ngritjen e tatimit në pronë.

“Rritet tatimi, pasurohet Martini!”, shkruan në parullën e cila mbahet nga Trim Syla, sekretar Organizativ i RDK- së në Prishtinë në PDK.

Kjo parti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e tatimit në pronë.

Një ditë me parë, PDK-ja ka publikuar videon “Çka ka Albini - kallxon Martini!”.

Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet!”, ka shkruar PDK-ja.

Lajme të ngjashme