PDK nis mocion për shkarkimin e bordit të RTK-së: Televizioni publik s’i rezistoi presionit të VV-së
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e shkarkimit të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, kjo pas publikimit të lajmit të rremë ku drejtoheshin akuza të rënda ndaj Nacionales dhe Periskopit.
Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se javën tjetër pritet të dorëzohet mocioni.
“…Për më tepër, vlerësojmë se përfshirja e zyrtarëve të AKI-së ashtu siç po raportohet, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale sa më parë që të ndriçohet e vërteta, nëse kjo vërtetohet, do të përbënte një shkelje flagrante nga AKI dhe tejkalim të mandatit. Sa i përket përgjegjësisë së bordit të RTK-së, ne tashmë si PDK kemi ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij në Kuvendin e Kosovës. Mocioni për dhënien para përgjegjësisë së këtij bordi, që nuk ka guxim të mbrojë RTK-në dhe standardet e gazetarisë, është i domosdoshëm. Lidhur rme këtë, grupi ynë parlamentar ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe ky mocion do të dorëzohet në fillim të javës së ardhshme. Kjo nismë është e pandalshme, emergjente dhe në funksion të fjalës të lirë dhe mediave.” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Çitaku deklaroi se tashmë përpjekjet e pushtetit për cënimin e lirisë së medias dhe fjalës së lirë kanë kaluar në nivele shqtësuese, duke përmendur disa sulme ndaj mediave dhe kapjen e KPM-së.
“Këtë javë, përpjekjet e vazdhueshme të këtij pushteti për të cënuar lirinë e medias dhe fjalës së lirë u ngritën në nivele shqetësuese e të patolerueshme. Në këto 4 vite, s’iu mjaftuan kërcënimet, fyerjet dhe shpifjet ndaj gazetarëve, vendimet për mbylljen e mediave apo edhe kapja e KPM-së, por beteja e tyre për shtypjen e zërave të nformimit të vërtetës, morën një trajtë shqetësuese, të rrezikshme e të pashembullt, duke përdorur televizionin public për të thurrur trillime, shpifje dhe të pavërtta ndaj disa prej mediave të respektuara të Republikës së Kosovës, me të vtmin qëllim, që t ëdezinformojnë publikun, të cenojnë besueshmërinë e publikut, duke i paraqitur pa asnjë bazë si instrumente që financohen nga Serbia e Rusia.” – tha ajo.
Tutje Çitaku u shpreh se RTK dështoi t’u qëndrojë besnike parimeve themelore të gazetarisë, duke mos i rezistuan presionit të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“RTK dështoi t’u qëndrojë besnikë parimeve themelore të gazetarisë, për të verifikuar fakte, e për të cituar burime të besueshme, sepse nuk u rezistoi dot presioneve politike të partisë në pushtet, e cila RTK-në e ka shndërruar në media partiake. Kështu, lajmet e rreme të RTK-së, që citonin një medium boshnjak, artikull që lehtësisht ka mundur të shkruhet në zyret e VV-së në Prishtinë përben një cënim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve të këtyre mediumeve nga njëra anë, por edhe shpërfaq fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirë si një vlerë kushtetuese dhe demokratike e shoqërisë dhe shtetit tonë.” – ka thënë ajo.
Mes tjerash, Çitaku tha:
“Pas kësaj situate, RTK nuk ka më kredibilitetin e transmetuesit public nëse nuk merr masa ndaj drejtuesve të saj, aq më tepër se që nga dita në ditë u ndriquan shumë rrethana edhe nga disa gazetarë të mediumit që u distancuan nga lajmet e tilla shpifëse”.
Vlen të theksohet se zhvillimet e fundit kanë vënë në pah edhe presionet e shumta me të cilat përballen punonjësit e RTK-së nga Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, njëherit ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Më shumë detaje, lexoni në tekstin: “Shkova në zyre, i thashë kjo është absurde”: Prapaskenat më tronditëse për presionet nga Rilind Gërvalla brenda RTK-së”