PDK me deklaratë 10-pikëshe: Zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme nga shkatërrrimi i Kosovës - NACIONALE

PDK me deklaratë 10-pikëshe: Zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme nga shkatërrrimi i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një takim të rëndësishëm partiak, ku është diskutuar në lidhje me situatën në veri.

Në një deklaratë për media, me gjithsej dhjetë pika, PDK vlerësoi se situata aktuale është e papranueshme.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme që Kosova të sillet në pozitë që t’i vihen sanksione nga aleatët e saj më të afërt, SHBA-ja dhe BE-ja. Kjo gjendje në të cilën gjendet Kosova sot nuk mund të quhet si gjendje normale, andaj askush nuk duhet që edhe më tutje ta simulojë normalitetin në vend.” – shkruan në deklaratën e PDK-së.

Tutje, partia më e madhe opozitare vlerësoi se rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.

“Rrugëdalje e vetme nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në Kosovë në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, dhe formimi i një qeverie të re që do të kthejë Kosovën në binarët e rrugës euro-atlantike. Vetëm duke rivendosur e forcuar aleancat ndërkombëtare e forcojmë edhe shtetin tonë.” – shkruan PDK-ja.

Lajme të ngjashme