PDK-ja përgënjeshtron Konjufcën: Hamza nuk ka pranuar letër nga Kurti
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Partia Demokratike e Kosovës e ka përgënjeshtruar nënkryetarin e VV-së dhe zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili sot ka thënë se Albin Kurti i ka shkruar letër Bedri Hamzës.
Gazeta ka mësuar se pretendimi i Konjucës nuk është i vërtetë.
Një zyrtar i lart larë i PDK-së i ka thënë gazetës se deri me tani kryetari i PDK-së nuk ka pranuar asnjë letër nga kryetari i VV-së.
“Jo, nuk është e vërtetë. Deri me tani kryetari Hamza nuk ka marrë asnjë letër nga Albin Kurti”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Glauk Konjfuca, ka thënë sot se Kurti i ka shkruar letër edhe Bedri Hamzës.
“Siç e keni parë, ka ndodhur takimi tjetër i radhës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryeministri Kurti i ka drejtuar letër edhe PDK-së. Do të specifikohet edhe më tutje nëse ky takim mund të ndodhë apo jo”, ka thënë Konjufca në një prononcon për RTV21.
Ai ka lavdëruar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për vullnetin që ka treguar në takimin e fundit.
“Me z. Abdixhiku me sa e pash dhe përgjigja e tij ishte që ai është i vullnetit që takimet të vazhdojnë. Ky është një lajmi mirë sepse i jep do perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti. Gjithmonë do të shpresojmë se kemi kapacitet dhe mençuri që të shmangim disa zgjedhje që u mbajtën vetëm katër muaj më parë. Para katër muajve populli foli. Nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim shumë i madh që populli të mos e ketë mendimin e njejtë në zgjedhje. Populli ndryshon mendimin vetëm kur ndodhin transformime të mëdha”, është shprehur Konjufca.
Gjithashtu, sot shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se shumë shpejt do të vazhdojnë takimet për çështjen e presidentit.
Para hyrjes në seancë e sotme, ajo ka folur për këtë çështje. Sipas saj, këto takime mund të ndodhin në fundjavë.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejtë do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci.
Ditë më parë, PDK-së ka treguar se Hamza i është përgjigjur kryeministrit Kurti, duke kërkuar që iniciativa për takim të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, është thënë në njoftim të PDK-së.