PDK-ja kundër buxhetit, Lushtaku: Projektbuxheti nuk paraqet asnjë projekt të rëndësishëm
Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta përkrah Projektbuxhetin për vitin 2024.
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se ky ligj nuk u paraqet kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe ka shumë mangësi.
“Lirisht mund të themi se buxheti për vitin 24 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, bizneseve, por as të organizatave buxhetore. Si i tillë duket më i madh në shifër, por në një situatë krize, jo vetëm ekonomikee, por edhe të mungese se lidershipit ku gjithçka është më e shtrenjtë, i lenë më të varfër qytetarët e Kosovës. Pra, sot po mbahet një nder seancat më të rëndësishme të vitit, duke qenë se ligji i buxhetit ka rëndëesi të veqantë padyshim në ndikimin e jetës së qytetareve të vendit tonë”, ka thënë Lushtaku.
Në adresimin e tij, ai ka deklaruar se në buxhet nuk parashihet asnjë projekt madhor.
“Keni planifikuar rreth 10 miliardë euro shpenzime, prej të cilave nuk rrjedh asnjë projekt i rëndësishme, asnjë projekt madhor më të cilin mund të krenohemi qytetarët e vendit tonë”, është shprehur ai.
Lushtaku ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti edhe deklarimin e dikurshëm se Kosova nuk është e varfër.
“Në demagogjinë e juaj ju keni thënë se nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Ndërsa sot thoni nuk mund t`i rrisim pagat se jemi të varfër, ndërsa krenohet me një buxhet me të madh”, ka thënë Lushtaku.