PDK-ja kritikon Qeverinë Kurti për 21 milionët e “Contour Globalit”: E barabartë me 42 mijë rroga mesatare - NACIONALE

PDK-ja kritikon Qeverinë Kurti për 21 milionët e “Contour Globalit”: E barabartë me 42 mijë rroga mesatare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit vendimit të djeshëm të Qeverisë për t’i paguar 21 milionë euro “Contour Global” pas dështimit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Bernard Nikaj, anëtar i PDK-së, në një konferencë për media, ka deklaruar se shumë e vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit është e barabartë me 42 mijë paga mesatare të Kosovës..

Dje Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milion euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj Kompanisë Coutour Global. 21 milion euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë” – ka thënë Nikaj.

Ai më tutje përmendi edhe mospërmbushjen e projekteve nga Qeveria Kurti.

Përveç projektit të Termocentralit të Ri, qeveria e udhëhequr nga VV ka anuluar edhe projektin e gazit natyral, projekt i cili ishte nisur dhe përkrahur nga MCC, por edhe nga donatorë të tjerë siç janë EBRD dhe Komisioni Evropian. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot, të cilat qytetarët tanë i përjetojnë çdo ditë e çdo muaj në faturat e tyre, por edhe një pasiguri e skajshme e furnizimit posaçërisht në muajt e dimrit” – ka shtuar ai.

Në këtë konferencë foli edhe anëtari tjetër i Kryesisë së PDK-së, Bernard Stavileci, i cili deklaroi se dështimin e këtij projekti do ta ndiejnë qytetarët.

“Gjendja në të cilën jemi, e mbi të gjitha, rritja e tarifave dy herë brenda dy viteve, edhe pse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit, na tregon që dështimin e qëllimshëm të këtij projekti nga kjo qeveri, përveç parave të paguara nga buxheti i taksapaguesve do ta paguajmë edhe shumë vite më pas, sepse asnjë nga projektet aktuale nuk e zgjidhë ngarkesën e furnizimit bazë dhe siguria e furnizimit do të jete sfida më e madhe dhe problem i vazhdueshëm i sistemit dhe sektorit, e kjo do të thotë që do të vazhdojmë të jemi thellësisht e tmerrësisht të varur nga importi”, tha Stavileci.

Ai ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

“Ekonomia e vendit tonë dhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për energji dhe ekonomi të qëndrueshme dhe çmime të përballueshme në mënyrë që të kenë standard të mirë jetese. Fatkeqësisht kjo nuk mund të pritet nga qeveria e udhëhequr nga VV” – ka thënë Stavileci.

Lajme të ngjashme