PDK-ja e hap fushatën më 11 janar, paralajmërojnë mbi 1700 tubime - NACIONALE

PDK-ja e hap fushatën më 11 janar, paralajmërojnë mbi 1700 tubime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës pritet ta hap fushatën më 11 janar në sallën 1 tetori në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila ka thënë se janë planifikuar mbi një mijë e 700 tubime.

“Kandidatët tanë dhe lidershipi kanë punuar gjatë për të siguruar se çdo qytetarë do të përfaqësohet denjësisht. Nga sot deri në përfundim të fushatës, PDK ka planifikuar mbi 1700 tubime, pa llogaritur këtu takimet individuale të kandidatëve për deputetë” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Mes tjerash, Çitaku ka thënë se fushata hapet më 11 janar, në orën 16:30 në sallën 1 tetori.

“Në këto takime do të prezantojmë vizionin tonë, programin tonë dhe do të përpiqemi të ndërtojmë një koalicion të gjërë me qytetarët. Ju njofttoj se më datën 11 janar, në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore” – tha Çitaku.

Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës ka caktuar Blerand Stavilecin zëdhënës të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2025.

“Për komunikim më efektiv gjatë fushatës, kemi caktuar kolegun tonë, Blerand Stavileci si zëdhënës të fushatës. Do të mbështetet nga nënkryetarja jonë Besiana Musmurati” – ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme