PDK-ja e LDK-ja e vazhdojnë qëndrimin në sallë, Hykmete Bajrami: Nuk kemi të bëjmë me njerëz normalë - NACIONALE

PDK-ja e LDK-ja e vazhdojnë qëndrimin në sallë, Hykmete Bajrami: Nuk kemi të bëjmë me njerëz normalë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, anise seanca konstituive dështoi edhe një herë.

Hykmete Bajrami e LDK-së ka mbajtur një fjalim para deputetëve të pranishëm, duke thënë se duhet t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka shtuar se duhet patur parasysh se “nuk kemi të bëjmë me njerëz normal, dhe që dijnë t’i lexojnë vendimet e Kushtetueses”.

“Do të duhej të flisni për 137 milionë euro tenderë të negociaur në KEK, do të duhej të flisnim për gjashtëfishimin e importit të energjisë elektrike në krahasim me qershorin 2024, por këta e kanë blloku Kuvendin sepse dëshirojnë të punojnë për mafinë energjetike…

… do të detyrohemi t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese, por kësaj here që ta kemi parasysh se nuk kemi të bëjmë me njerëz normal, nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet ta kenë të qartë me kë kemi të bëjmë” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme