Pavarësisht 30 vërejtjeve, Haxhiu thotë se Venecia aprovoi konfiskimin e pasurisë
Edhe pse Komisioni i Venecias ka gjetur mbi 30 vërejtje për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, ministrja Haxhiu ka thënë se Komisioni ka dhënë aprovim për këtë ligj.
Haxhiu ka thënë se VV-ja qysh moti e ka dhënë idenë për këtë ligj.
“Gjatë leximit nuk duhet t’i mendoni ata që mund të jenë subjekt i konfiskimit të pasurisë. Roli i Komisionit është të dërgojë këshilla për shtetet anëtare. Merreni secilin ligj që është në fuqi, nëse e dërgojmë në Venecia ka me gjet plot vërejtje”, ka thënë Haxhiu.
“Nuk është mirë me u nis prej vetes në drejtësi. 13 deputetë kemi qenë atëherë kur e kemi proceduar ligjin për konfiskimin e pasurisë. Kjo ua rrëzon pretendimet e kota që synoni të hidhni poshtë një nismë, që i ka dhënë dritën jeshile Komisoini i Venecias”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.
“Nëse keni ide të tjera hajde propozoni. Edhe ky projektligj ka qenë plani ynë”, përfundoi Haxhiu.