Patriarku serb në mesazhin e Pashkëve: Tjetërsimi i Kosovës i papranueshëm - NACIONALE

Patriarku serb në mesazhin e Pashkëve: Tjetërsimi i Kosovës i papranueshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KPS), Patriarku Porfirije, edhe në ditën e Pashkëve ka folur për Kosovën duke thënë në mesazhin e tij se tjetërsimi i Kosovës nga shteti i Serbisë është i papranueshëm dhe se Kisha avokon për një jetë të përbashkët me shqiptarët e Kosovës sepse "ka vend për të gjithë".

"Dhe ashtu si forca e besimit dhe lutjet e paraardhësve dhe etërve tanë të drejtë na udhëhoqën nëpër ngushticat e historisë, ashtu është e nevojshme që edhe sot, në të gjitha vështirësitë, të dëgjojmë zërin e Kishës, zërin e Zotit.: Të bashkohemi dhe të shumëfishojmë lutjet tona për paqen, për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në Serbi, për ruajtjen e shenjtëroresve tona. Të bashkohemi dhe të shumëfishojmë lutjet tona për jetën e qetë të popullit tonë kudo që të mos përsëriten vuajtjet tona apo të dikujt tjetër.” – tha ai, shkruan N1.

Kryepeshkopët dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe, emri i parë i së cilës është Patriarkana e Pejës, janë të mendimit të vendosur dhe të pandryshueshëm se tjetërsimi i Kosovës nga shteti i Serbisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, de facto ose de jure, është e papranueshme.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka bërë thirrje për lutje për paqe në Ukrainë teksa ka kërkuar që të ruhet gjuha serbe dhe alfabeti cirilik.

Lajme të ngjashme