Pati thënë se s’ulet me Kurtin në tavolinë, Haradinaj: Takimi i sotëm është me Presidenten
Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, ditë më parë në “Debat Plus” pati thënë se assesi nuk ulet në tavolinë me Albin Kurtin – kjo në kontekstin e idesë së propozuar nga Lumir Abdixhkut të LDK-së për një qeveri kalimtare gjithpërfshirëse që do të trasonte rrugën për zgjedhjet e reja.
Por, Haradinaj pyetur për takimin e sotëm të ftuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të gjithë liderët politikë ku supozohet të adresohet zhbllokimi i Kuvendit të Kosovës, u shpreh se “takimi është me presidenten”.
“Kam konfirmuar pjesëmarrjen në takimin te Presidentja, takimi është me Presidenten, unë nuk e zgjedh kush është në tavolinë, kë e ka ftuar ajo, nuk kam ndonjë vërejtje, por qëndrimi im nuk ndryshon”, u shpreh Haradinaj