Pasuri rreth 80 milionë euro, drogë, armë: EUROPOL dhe Prokuroria tregojnë si u zbulua rrjeti i madh kriminal - NACIONALE

Pasuri rreth 80 milionë euro, drogë, armë: EUROPOL dhe Prokuroria tregojnë si u zbulua rrjeti i madh kriminal

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Operacioni i sotëm policor me emrin “White Star” ka përfunduar me arrestimin e pesë personave. Operacioni i realizuar në disa lokacione në Kosovë dhe i mbështetur nga Europol ka goditur një rrjet të krimit që funksiononte në të gjithë Evropën, por që bazën e kishte në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe EUROPOL kanë dhënë detaje se si është zbuluar ky rrjet kriminal.

Të arrestuarit dyshohen për përfshije në disa vepra penale.

Pesë (5) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave”, ka treguar Prokuroria.

Tutje, prokuroria ka treguar provat që ka gjetur gjatë kontrollit.

6 armë; 5 karikatorë; Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr; Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr; 239 fishekë; 25 telefona ; 7595 para të gatshme në euro; 10 automjete dhe 1 motoçikletë; 10 kompjuterë; 13 USB dhe 1 DVR 16 ora dore etj”, është thënë në komunikatën e prokurprisë, duke shtuar se operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës.

Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit. Nëpërmjet bashkëpunimit institucional dhe veprimeve të koordinuara, do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, duke siguruar llogaridhënie dhe respektim të procedurave ligjore”, është theksuar në komunikatën e prokurorisë.

Pas përfundimit të aksionit ka reaguar edhe EUROPOL-i.

Në reagim janë përmendur detaje interesante për mënyrën e zbulimit të grupit kriminal.

Mesazhet e kriptuara SKY ECC ndihmuan hetuesit të ekspozonin një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë të përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë, pastrim parash, dokumente mashtruese dhe kundërvajtje armësh në të gjithë Evropën. Pas një hetimi tre-vjeçar të mbështetur nga Europol, autoritetet arrestuan pesë të dyshuar kyç gjatë një dite aksioni në Kosovë”, është thënënë në njoftimin e EUROPOL, duke dhënë detaje tjera.

Që kur filloi hetimi: 42 të dyshuar të hetuar, 76 ambiente të kërkuara, 80 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruara. Operacioni thekson se si inteligjenca nga komunikimet kriminale të koduara, kombinuar me bashkëpunimin ndërkombëtar, mund të ndihmojë në çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar që veprojnë përtej kufijve”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme