Pasuesi i Escobar-it vjen në Prishtinë "për të parandaluar mundësitë për konflikte": Çka pritet nga takimet? - NACIONALE

Pasuesi i Escobar-it vjen në Prishtinë "për të parandaluar mundësitë për konflikte": Çka pritet nga takimet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një atmosferë mospajtimi dhe sfidash qëndron pezull në ajr në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së ndërsa në këtë klimë vjen për herë të parë në Prishtinë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit i ngarkuar me çështje të rajonit, Aleksandar “Sasha” Kasanof; i cili nis takimet me liderët shtetëror dhe të opozitës që nga pasditja e sotme.

Nga Beogradi foli fare shkurtazi për media dhe pa dhënë kualifikime: tha thjesht truizma diplomatik që “duhet kthehet normaliteti” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi; ndërsa qëllimin e vizitisë së tij e përktheu si “bashkëpunim me liderë për të parandaluar mundësinë e konflikteve”. Platforma për këtë e njëjta si kaherë: dialogu i fascilituar nga Bashkimi Evropian me Miroslav Lajçakun lehtësues.

Raportime (të pademantuara) se ka prospekte sanksionimi edhe ndaj trajnimeve ndërkombëtare të Policisë së Kosovës, raporte të dorëzuara te Presidentja e Kosovës se cenohet e rrezikohet siguria e ushtarëve amerikanë në rast të hapjes unilaterale të Urës së Ibrit, dhe paralajmërime për “reciprokim mospartneriteti” nga zyrtar të lartë amerikan janë vetëm disa prej copëzave që përbëjnë mozaikun sfidues në marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe ShBA-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pati shumë për të thënë rreth vizitës së Kasanof-it në Prishtinë ndërsa gazetarëve dje u bëri thirrje të presin 24 orë “e të shohim”.

Kasanof erdhi si pasues i Gabriel Escobar pas përfundit të mandatit të këtij të fundit. Por, ku e kishte lënë Escobar-i gjendjen dhe marrëdhëniet me qeverinë kosovare – e nga ku do ta vazhdojë Kasanofi?

Gabriel Escobar pati shpaluar shumëçka për praprapaskenat e disponimit midis Prishtinës dhe Uashingtonit: ndërsa për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje ishte shprehur se “nuk kanë histori të gjatë qeverisjeje” dhe se rrjedhimisht “nuk po i mendojnë pasojat deri në fund”.

E tëra kishte të bënte me shmangien e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga Qeveria e Kosvoës – duke nxjerrë temë-pas-teme si dinari, postat serbe, bankat serbe, komunat paralele – ndërsa Escobar kërkonte adresimin e tij.

E kemi të vështirë të kuptojmë pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore, dhe nuk ka dhënë sinjale që do ta bëjë këtë”, pati thënë Escobar në paraqitjen e tij të fundit në rolin e emisawrit amerikan për rajon.

Kurti e jepte që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë të mira dhe s’kishte asgjë për të diskutuar publikisht për to: por se problemi qëndronte te “disa diplomatë” e ku në rend të parë ishin Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Escobar iu pati përgjigjur Kurtit m’u bash për këtë gjë në atë paraqitje: “Të gjithë diplomatët që ai është takuar me ta përfaqësojnë politikat e qeverive. Kurti do të dëgjojë mesazhe të njëjta nga të gjithë, qeveritë amerikane, italiane, franceze, gjermane. Nuk është…ne vetëm japim mesazhet e politikave kombëtare”.

Escobar e pati lënë detyrën duke lënë edhe një mesazh që do të merrte hovin për tentim-ndërgjegjësim amerikan për Qeverinë e Kosovës dhe kosovarët në përgjithësi.

Ka shumë zhgënjim me këtë qeveri”, pati thënë në formën më të hapur ai.

Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes - jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, Romë, Berlin dhe Paris, gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, pati thënë Escobar për Radion Evropa e Lirë.

Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani... po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane, po bëjmë gjithçka që mundemi për ta riparuar këtë marrëdhënie”, pati përfunduar ai.

Lajme të ngjashme