Pasi ia ngriti aktakuzën e dytë Thaçit, kryeprokurorja e Speciales vjen në Kosovë
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë ka njoftuar se Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest, do të vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimit, ajo do të ketë një numër takimesh në Kosovë.
“Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) po viziton Kosovën për një numër takimesh.” – thuhet në njoftim.
Kjo vizitë vjen në kohën kur para pak ditës, ish-presidentit Hashim Thaçi iu ngrit edhe në aktakuzë e re.
Aktakuza e re ka të bëjë me pengim të drejtësisë.