Pasi i quajti “miq të mirë” Kurtin e Osmanin, senatori amerikan e quan “mik” edhe Vuçiqin - NACIONALE

Pasi i quajti “miq të mirë” Kurtin e Osmanin, senatori amerikan e quan “mik” edhe Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Senatori demokrat Chris Murphy bashkë me senatorin tjetër demokrat Gary Pietersin kanë udhëtuar për në Beograd pas Prishtinës, dhe e kanë takuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ajo që lë përshtypje është se senatori Murphy pas takimit e postoi një fotografi ku e quajti “mik” presidentin e Serbisë.

“Sapo e përfundova takimin me presidentin serb Vuçiq. Aleksandri është një mik, dhe gjithnjë i shijoj diskutimet tona të sinqerta.” – u shpreh z. Murphy.

Ai tutje shton se diskutimi ka qenë produktiv për Ukrainën, Kosovën dhe dhunën nga armët.

“Ne kemi pajtime dhe mospajtime dhe gjithnjë i diskutojmë të gjitha.” – vazhdoi tutje Murphy.

Dy senatorët, pas Prishtinës ka vizituar edhe Podgoricën e Tiranën.

Murphy i kishte quajtur “miq të mirë” edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani gjatë vizitës në Prishtinës.

Lajme të ngjashme