Pasi i mbyllën me negocim direkt mbi 700 tenderë, VV e mbyllë me negocim direkt edhe rrahjen me PDK-në
Zëvënedëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputetë të PDK-së, janë paraqitur sot në seancë lidhur me rrahjen që kishte ndodhur në Kuvend, muaj më parë.
Ekipi i Nacionales nga seanca, raporton se të dy palët janë pajtuar që ‘kjo çështje të kryhet me negociim’.
“Pas konsulitmit, jemi dakord që kjo çështje të kryhet me negociim”, ka thënë avokati i Besnik Bisimit, Florent Latifi, shkruan Nacionale.
Duke qenë që seanca ku kishte shpërthyer rrahja mes deputetëve të PDK-së dhe VV, pyetja që kemi këtu, është se a ishte ky pajtim, pjesë e darkës në mes të Memli Krasniqit dhe Albin Kurtit.
Sa i përket negociimit, kjo fjalë në Qeverinë Kurti është sinonim i njohur me kontrata njëburimore – me negociim.
Janë mbi 700 sosh, në vlerë mbi 200 milionë euro, që janë nënshkruar në këtë mandat qeverisës.