Pas përplasjeve, Kurti e Rama shtrëngojnë duart në Slloveni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Slloveni dhe pritet të marrë pjesë në Forumin e Bled-it. Ai mbrëmë mori pjesë në një dark pune të shtruar nga kryeministri slloven, Robert Golob. Gjatë kësaj darke ndodhi edhe takimi i Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në Forumin e Blend-it në Slloveni dhe sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit bashkë më liderët e tjerë të rajonit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti mori pjesë edhe në darkën e shtruar nga kryeministri slloven në prag të Forumit të Bled-it.
Por, çka ndodhi mbrëmë në Slloveni?
Mbrëmë në Slloveni, ndodhi edhe “pajtimi” mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri Rama ka publikuar disa fotografi ku shihet duke shtrënguar duart me kryeministrin Kurti.
Në këtë foto Kurti e Rama shihen duke shtrënguar duart.
“Lubjanë, Slloveni - Në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër.” – ka shkruar Rama në mbishkrimin e këtyre fotove.
Në anën tjetër, Kurti ka publikuar fotografi në Tëitter por në këto foto nuk është asnjë duke shtrënguar duart me Ramën.
“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor @BledStratForum. I bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht.” – ka shkruar Kurti në “X”
Encouraging messages from 🇸🇮 Prime Minister Robert Golob on EU enlargement and opportunities for the Western Balkans @BledStratForum.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2023
I echoed the call for a values-based approach to EU membership, focused on respect for minorities, and with mutual recognition as a precondition. pic.twitter.com/tgDWdASYP9
Ky shtrëngim duarsh vjen disa kohë pas krisjes së marrëdhënieve mes dy kryeministrave.
Gjatë një vizitë në shtetet e rajonit nga Edi Rama, Kurti ishte kryeministri i vetëm që nuk e kishte pritur në takim Ramën.
Kjo gjë kishte nxitur reagime të jashtëzakonshëm në Kosovë, duke e kritikuar Kurti për dëmtim të raporteve me Shqipërinë.
Kush ishte tjetër aty?
Në darkën e shtruar nga kryeministrit slloven në vigjilje të Formumit të Bled-it, të pranishëm ishin edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Maqëdonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski.
Gjithashtu prezent në këtë takim presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michael.
Po ashtu në darkë ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila e ka quajtur si mbledhje e madhe.
“Ne duhet të mendojmë jashtë kornizave dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Procesi i bazuar në vlerë na bashkon. Sllovenia do të vazhdojë të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin Perëndimorë më afër Bashkimit Evropian." - ka shkruar Fajon në platformën X.

