Pas ortekut që ndodhi në bjeshkët e Austrisë, dhjetë persona mbetën të varrosur në dëborë
Një ortek ka varrosur rreth dhjetë persona në një resort skijimi në Austri sot, edhe pse numri i tyre i saktë nuk dihet, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.
Një person ka shpëtuar, ai është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit.
Orteku nisi rreth orës 15:00 në zonën e majës Trittkopf, 2700 metra e lartë, në zonën e skive Lech dhe Zurs në provincën e Vorarlberg.
#Lech: lawine
— Hans ter braak (@hansterbraak) December 25, 2022
1 persoon levend geborgen (gewond). Naar 9 vermisten wordt momenteel nog gezocht. (Info via ORF) pic.twitter.com/eiOsjZO5sh
Në vendin e aksidentit janë dërguar menjëherë disa helikopterë me ekipe shpëtimi. “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit”, thuhet në një deklaratë nga komuna e Lech.
Kërkimet vazhdojnë edhe pas errësirës
Më shumë se 200 persona po marrin pjesë në kërkim. Operacioni i shpëtimit vazhdon edhe pas errësirës, por përdorimi i disa helikopterëve është pezulluar. Ekipet e shpëtimit kërkuan helmeta me llamba të montuara për të vazhduar kërkimin për viktimat në orët e mbrëmjes, njoftoi APA.
Gjatë javës, ekspertët paralajmëruan për shfaqjen e mundshme të ortekëve në malet austriake. /Nacionale/