Pas këtij fjalimi të Donika Gërvallës, mund ta urreni shkronjën ‘D’ – shihni reagimet e diplomatëve
Para dy ditësh, u mbajt një diskutim me temë Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, ku morën pjesë ambasadorë të huaj në Kosovë. Pjesë e panelit të diskutimit, ishte edhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.
Nacionale ka përmbledhur në videon më poshtë, një pjesë të fjalimit të Gërvallës, ku i teket shkronja D por broçkulat që lidh me këtë shkronjë, duket së vënë në siklet të pranishmit e rëndësishëm aty.
“Mendoj se ky është vendi ku mund të flasim për më shumë D.
Sepse ndërsa po shkruaja diçka, e kuptova që në diplomaci e politikë ne merremi me shumë d-ja.
Që e shenjojnë atë që po bëjmë më shumë edhe atë që s’po bëjmë.
Dhe gjëja më e rëndësishme që kam mësuar në tri vite si miistre e punëve të jashtme që që kurrë nuk mund të marrim veç një rrugë.
Dhe më pas e kuptova se puna është për më shumë shkronja.
Hm, d-dialogu, të gjithë po dëgjojnë përditë fjalën dialog, dialog, dialog, që e vetme nuk sjell ndonjë sukses. Dialogu per -se.
Për të pasur sukses në dialog, në kohën e luftës në Evropë, ju duhet dialogu, ju duhet diplomacia dhe ju duhet mbrojtja”, thotë Gërvalla.
Një pjesë pak më serioze e diskutimit, në të cilën kontribuoi ambasadori amerikan, ishte pjesa e diskutimit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gërvalla shprehet optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.
Por, menjëherë ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ku u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO, theksoi se Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.
Ambasador i Bashkimit Evrpian në Kosovë, Tomas Szunyog, në këtë panel diskutimi (në pjesën serioze, jashtë kuptimit të videos tonë) ka deklaruar se rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është dialogu.
Ai ka thënë se mungesa e progresit është mbyllje e derës.
Szunyog tha se në qendër të interesit të Këshillit të Evropës po qëndron Evropa Lindore dhe aktualisht jo Ballkani Perëndimor.
“Mënyra e vetme për të hyrë në procesin Evropian dhe Euro-Atlantik është progresi përmes dialogut. Progresi hap dyert, mungesa e progresit i mbyll ato”, theksoi Szunyog.